Nga ballina e Pallatit të Kongreseve, personazhet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ parakaluan mbrëmjen e sotme në tapetin e kuq pasi po mbahej edhe premiera e filmit.
Në tapetin e kuq nuk munguan protagonistët e filmit, si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Luiz Ejlli, i cili ishte i shoqëruar nga Kiara Tito, tha se ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.
“Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj. Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë”- tha Luizi.
Por nuk kanë munguar edhe incidentet. Sara Hoxha e cila mbërriti e vetme në tapetin e kuq, pa Ledrin, u pengua me fustanin, teksa po bëhej gati të pozonte.
Rreth eksperiencës së saj në film, Sara është shprehur: Kur janë kamerat aty nuk je vetvetja, më e vështira ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, pra Kolo nga unë dhe të arrija të bëja atë që donte Kolo mendoj se e realizova.
Një incident ndodhi edhe me DeaMishel, e cila teksa po zbriste nga makina për të parakaluar në tapetin e kuq, u ekspozua më tepër seç duhet.
Të tjerë të famshëm që parakaluan ishin Bora Zemani e shoqëruar nga Donald Veshajn dhe vëllain e tij Romeon. Po ashtu edhe modelja Jori Delli ishte e pranishme./m.j