Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm për të nisur diskutimet për një armëpushim të mundshëm me Izraelin, pasi “ka arritur objektivat e tij”, sipas një zyrtari të lartë.
Moussa Abu Marzouk tha për Al Jazeera në një intervistë telefonike se Hamasi ishte i hapur për një dialog politik kur u pyet nëse grupi është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të mundshëm.
Ai tha gjithashtu se Hamasi kishte kapur “dhjetëra” banorë në Izrael me nënshtetësi ruse dhe kineze.
Ndërkohë Katari aktualisht po ndërmjetëson një marrëveshje të mundshme midis Hamasit dhe Izraelit për shkëmbimin e pengjeve civile, duke përfshirë gra dhe fëmijë./m.j