Policia e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mësyjnë në Rolling Hills, duke nderhyre per punimet shtese qe pronaret qe kane blere keto banesa, kane bere per llogari te tyre.
Prej disa minutash forcat e policisë dhe mjetet e IKMT kanë ndërhyrë në zonën e njohur të kryeqytetit dhe ka nisur prishja e ketyre ndërtimeve shtese pa leje.
Siç shihet nga pamjet, policia ka vendosur shiritin e sigurisë duke mos lejuar qytetarët pranë vendeve ku po ndërhyhet me mjetet e rënda.
Nuk dihet ende sa është numri i objekteve që pritet të shkatërrohen nga fadromat e IKMT, teksa në zonë ka një numër të madh të forcave të policisë dhe punonjësve të IKMT-së. Rolling Hills është një nga zonat më të njohura në periferi të Tiranës, e përbërë nga një numër i madh vilash./m.j