Gazment Bardhi, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka rikthyer Oerd Bylykbashin në grup.
Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, siç thuhet të shkresën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, rikthehet në Grup pasi i është hequr masa ndëshkimore e marrë në vitin 2022.
Siç bëhet e ditur në dokument, Grupi Parlamentar, në një mbledhje të mbajtur më 19 shtator 2023 ka vendosur revokimin e vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit. Kujtojmë se Bylykbashi dhe një sërë emrash të tjerë në PD u përjashtuan nga grupi i partisë pas protestës së 8 janarit.
Ktheje dhe Berishen po deshe o Gazke.