Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuri të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj.
Bëhet fjalë për 7 pasuri të sekuestruara, ku përfshihen një sipërfaqe 1 mijë metra katrotë në Porto Palermo, dy bodrume, një sipërfaqe tokë dhe tre apartamente në Shëngjin.
Ish-gjyqtari akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa nuk ka mundur të justifikojë burimet ligjore të të ardhurave për këto pasuri.
/a.r