Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 3 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, në kuadër të operacionit “Tempulli”. Policia ka mundur të sekuestrojë rreth 22 kg kanabis, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.
Tre të arrestuari akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r