Një minoren vetëm 14 vjeç ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kokë.
Sipas burimeve nga spitali bëhet me dije se i mituri është konfliktuar me disa të rinj të tjerë dhe këta të kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.
“Korçë/Informacion paraprak: Mbrëmjen e te dieles, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës. Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Reagimi i Policisë së Korçës
/a.r