Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë anije dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor në një demonstrim mbështetjeje pas sulmit të Hamasit, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.
Sekretari Austin shtoi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë municione për Izraelin dhe se ndihma për sigurinë do të fillojë të dërgohet të dielën. Pentagoni do të shtojë gjithashtu avionë luftarakë në rajon.
“Kam urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford të vendoset në Mesdheun Lindor,” tha ai në deklaratën e tij.
/a.r