Akuzat serioze rreth abuzimit të të burgosurve serbë dhe romë mund të bëjnë që Hashim Thaçi të akuzohet nga Gjykata Speciale. Pas zgjedhjes së tij, Presidenti i Kosovës mund të akuzohet, shkruan Le Figaro.
“I zgjedhur më 26 shkurt nga Parlamenti i Kosovës, 47 vjeçari Hashim Thaçi mund të preket nga themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë, si përgjegjës për krimet e kryera nga shqiptarët në Kosovë, ku ai ishte një nga komandantët, i njohur si ‘Gjarpri”, shkruan Le Figaro.
“Presidenti Hashim Thaçi, i cili e merr detyrën në prill, është përfshirë në raportin e Këshillit të Europës më 2010, të krijuar nga parlamentari zviceran Dick Marty. Ai beson se Thaçi udhëhoqi trafikimin e organeve të 500 të burgosurve serbë dhe romë nga shqiptarët.
Sipas dëshmive të mbledhura nga misioni i Dick Marty, të burgosurit ishin dërguar në vendin fqinj Shqipëri për tu ekzekutuar, dhe organet e tyre u ishin shitur klinikave të huaja, shkruan Le Figaro, duke thënë se raporti specifikon edhe ekzekutime dhe rrëmbime ku përfshihen oponentë të Thaçit, transmeton Gazeta Express.
Presidenti Thaçi i ka thënë agjencisë France-Presse, se ‘nuk ka asgjë për të fshehur’. Le Figaro shkruan se gjithçka mund të komplikohet, pasi shumë dëshmitarë mund të jenë, ish anëtarë të UÇK’së. Si pjesë e kësaj procedure si dëshmitar mund të thirret Bernard Kouchner. Si përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së në Kosovë prej 1999 deri më 2000, Kouchner rregullisht ishte akuzuar se kishte mbyllur sytë në krimet e kryera nga UÇK, shkruan Le Figaro. ‘Nuk mund të them se Kouchner e dinte për trafikimin e organeve, por është e pamundur që ai të mos kishte informacione për organizatat kriminale në Kosovë”, citohet të ketë thënë si komandanti i policisë së UNMIK’u,t Stu Kellock. Bernard Kouchner vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat. Më 2010 ai e kishte quajtur të çmendur një gazetar serb që e kishte pyetur për një çështje të tillë, shkruan “Gazeta Express: