Bilanci vjen gjithnjë e më shumë në rritje në Izrael, ku deri tani janë raportuar 200 të vrarë citojnë mediat në gjuhën hebraike të kenë thënë zyrtarë mjekësorë dhe mbi 1 mijë të plagosur, pas një inkursioni të organizuar të militantëve të Hamasit në rajonet jugore izraelite.
Ministria e Shëndetësisë thotë se 1 mijë e 104 persona janë plagosur nga sulmet, të cilat përfshinin infiltrimin e terroristëve të Hamas-it në Izrael duke qëlluar ushtarë dhe civilë. Të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa.
Numri i viktimave pritet të rritet më shumë.
Qindra persona të armatosur të Hamas-it u infiltruan në Izrael këtë mëngjes, duke kaluar në pika të shumta, duke mposhtur atë që IDF-ja e konsideronte si gardh kufitar shumë të sofistikuar.
Një valë e re raketash janë lëshuar drejt Izrael-it, duke përfshirë edhe drejt Tel Aviv-it, raportojnë agjencitë vendase duke postuar pamjet e predhave që përshkojnë hapësirën ajrore izraelite.
Me buldozerë, ata kanë shkatërruar gardhin rrethues, duke nisur inkursionin dhe duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
Raportohet po ashtu se 57 izraelitë, mes të cilëve edhe policë e ushtarë, janë marrë peng nga militantët e Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e kontrolluar nga Hamasi tha të shtunën pasdite se rreth 232 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1 mijë e 600 janë plagosur në Rripin e Gazës që kur grupi terrorist filloi sulmin masiv të koordinuar ndaj komuniteteve jugore izraelite në mëngjes.
Numri ka të ngjarë të përfshijë ata të shënjestruar nga ushtria izraelite në sulmet ajrore në hakmarrje për sulmin e infiltrimit të Hamas-it, i cili pa dhjetëra terroristë që të vrasin ushtarë dhe civilë, dhe gjatë përleshjeve me trupat në Izraelin jugor.
Përtej faktit se luftimet mund të zgjaten në kohë, sipas shërbimeve izraelite, pak orë do të nevojiten për të rikapur pikat e kalimit dhe për të vendosur një lloj rendi në kufi me Gazan.
Vetë palestinezët në West Bank ndërkaq, është raportuar se janë në festë prej zhvillimeve të fundit, me festime masive në rrugë.
Megjithatë, banorët e Gazas janë me sytë nga qielli, pasi priten sulme të shumta izraelite në zonë, të cilat kanë filluar tashmë.
Nga raportimet e para në Gaza, spitalet kanë filluar të mbushen pas raketimeve izraelite, të cilat kanë shkaktuar edhe viktima, por pa specifikuar numër.
Vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbledhë këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të parë hapat e mëtejshëm që aksioni duhet të ndërmarrë.
Ai u ka thënë qytetarëve se vendi është zyrtarisht “në luftë me Hamasin” dhe se ka bindjen se Izraeli do të dalë fitues nga luftimet.
Një operacion ushtarak anti-terror i koduar “Swords of Iron” ka nisur në jug të zonës dhe forcat izraelite janë dyndur në rajonin jugor.
Pritet po ashtu që të shtohet prania ushtarake në këto zona, siç ka bërë me dije Netanyahu.
Dyluftime mes palëve janë raportuar edhe në Jerusalemin lindor, por ende nuk ka informacione të qenësishme lidhur me to, duke qenë se vijon aksioni.
Nga sa është bërë me dije prej Ushtrisë izraelite, kundërofensiva e tyre po zhvillohet nga qielli, toka dhe deti.
Ndërkaq, grupimi i militantëve palestinezë Hamas, jo vetëm që ka marrë përsipër sulmet me mbi 7 mijë raketa në territorin izraelit dhe një inkursion nga toka, por ka bërë me dije po ashtu se ky është një operacion i mirëfilltë ushtarak.
Arsyeja, sipas grupimit, është mbrojtja e xhamisë Al-Aqsa dhe operacionin e kanë quajtur “Al-Aqsa Flood”.
Njoftimin për shtyp e ka bërë publik kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniya.
Armiku që rrethon Gazën, ka planifikuar ta befasojë atë dhe të përshkallëzojë agresionin kundër popullit tonë në Rripin e Gazës, përveç zgjidhjes dhe agresionit që vazhdon çdo moment në Bregun Perëndimor, i cili kërkon të çrrënjosë popullin tonë dhe t’i dëbojë ata nga toka e tyre.
Kërkon të çrrnjosë krimet e okupimit kundër popullit tonë në vitet 1948, pasi ai qëndron pas të gjitha operacioneve të vrasjeve dhe atentateve atje, dhe vazhdimi i pushtimit për të mbajtur të burgosurit tanë për dekada dhe duke refuzuar marrëveshjet kur ai ri-arrestoi të çliruarit nga marrëveshje shkëmbimi.
Për të gjitha këto, ne po zhvillojmë një betejë nderi, qëndrese dhe dinjiteti për të mbrojtur Al-Aqsa, nën titullin e shpallur nga Vëllai i Përgjithshëm, Komandanti Abu Khaled Al-Deif, “Al-Aqsa Flood”.
Kjo “përmbytje” filloi në Gaza dhe do të shtrihet në Bregun Perëndimor dhe jashtë saj, dhe çdo vend ku populli dhe kombi ynë janë të pranishëm.
Sipas Policisë izraelite, shteti ndodhet aktualisht në “gjendje lufte” me militantët e Hamasit dhe 21 vatra aktive konfliktimesh dhe përballjesh kanë marrë jetë në rajonet jugore.
E gjitha, pasi militantët e Gazës hynë në territor izraelit, pas lëshimit të mbi 5 mijë raketave në 20 minuta, siç pretenduan ata vetë.
Ushtria izraelite thotë se është duke goditur objektiva në Rripin e Gazës në mes të një “vlerësimi të situatës”.
Në media sociale dhe kanale komunikimi ndërkaq po qarkullojnë video makabre, ku pretendohet se eksponentët e Hamasit kanë filluar hyrjet dhe bastisjet në shtëpi izraelite, duke shkaktuar viktima të shumta.
Ato megjithatë mbeten për t’u konfirmuar.
Teksa, edhe viktimat nga këto përballje aktualisht mbeten të paqarta, pasi aksion vijon gjerësisht dhe të dy palët po qëllojnë në mënyrë aktive drejt njëra-tjetrës.
Më parë, mijëra raketa u lëshuan drejt Izraelit, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në të gjithë vendin.
Një person është vrarë dhe ka pasur raportime për shpërthime pranë Tel Avivit dhe zonave përreth Gazës.
Grupi militant palestinez Hamas ka marrë përgjegjësinë për sulmin, me krahun e tij të armatosur duke thënë se ka lëshuar 5 mijë raketa në 20 minuta.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se grupi “kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit” dhe se militantët kishin hyrë në territorin izraelit në “lokacione të ndryshme”.
Në deklaratë thuhej se shefi i shtabit të përgjithshëm po kryente një “vlerësim të situatës” dhe se Hamasi “do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”.
Ai shtoi se banorëve në zonën përreth Rripit të Gazës u është kërkuar të qëndrojnë brenda, ndërsa civilëve në zonat jugore dhe qendrore “u kërkohet të qëndrojnë pranë strehimoreve”.
Nga agjencia e shpëtimit të Izraelit, Magen David Adom, u tha se një person kishte vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën.
Pamjet nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë zjarrfikësit izraelitë që merren me flakët në qytetin e Ashkelon, ndërsa shtëllungat e dendura të tymit ngriheshin nga automjetet e djegura.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se shefat e sigurisë do të takohen si rezultat i sulmeve me raketa./m.j