Për herë të parë që në 2007 kur Izraeli ndërtoi kufirin fortifikues, i cili nuk ishte arritur të thyhej asnjëherë militantët e Hamasit arritën sot ta thyejnë dhe të përleshen me forcat e mbrojtjes izraelite në disa lokacione në jug.
Pyetja që lind është si arritën militantët të kalojnë këtë mur fortifikues përmes deltaplanëve.
Falë tyre luftëtarët e Hamasit të armatosur mendohet se kanë arritur të kalojnë fortifikimin dhe të zbresin në vende të pambuluara nga kamerat dhe më pas të hedhin në erë fortifikimin kufitar.
Një video e shpërndarë nga Hamas tregohet se pikërisht këta luftëtarë që kanë zbritur me deltaplanë lufte kanë goditur tankun që qëndronte në kufi, ndërsa të tjerë flasin për një dron të telekomanduar.
Tanku u godit nga një mjet shpërthyes ndërkohë që janë goditur me mitralozë ushtarët izraletë që vraponin nga bazat.
Deltaplanët dhe parashutat e motorizuara kanë qenë protagonistë të konflikteve të Lindjes së Mesme për më shumë se dyzet vjet: Disa ditë më parë disa milici kurdë thuhet se i përdorën ato kundër një patrulle turke në Siri.
Në mars 1981 një palestinez i vetëm nga Libani arriti në brigjet e Haifës, duke vazhduar të hidhte granata derisa i mbaroi benzina. Sulmi më i rëndë ndodhi natën e 25 nëntorit 1987, kur njerëz të armatosur arritën të depërtonin në një kamp të ushtrisë izraelite.
Në pak minuta ai vrau gjashtë ushtarë dhe plagosi tetë të tjerë. Ata i përkisnin krahut pro-sirian të rezistencës palestineze të themeluar nga Ahmed Jibril./m.j