Mënyra se si agjencitë e inteligjencës izraelite humbën sulmet e papritura nga Hamasi ka të ngjarë të hetohet pas përfundimit të luftimeve, tha ish-ministri izraelit i drejtësisë Yossi Beilin.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.
Disa analistë i kanë thënë Al Jazeera-s se Izraeli është i njohur për aftësitë e tij të sofistikuara të inteligjencës dhe monitorimin nga afër të palestinezëve, duke i bërë sulmet edhe më të papritura.
“Unë besoj se kur të përfundojë, atëherë do të ketë hetime dhe njerëzve do t’u bëhen pyetje të vështira, përfundimisht do të ketë vendime për këtë”, ravijëzoi Beilin./m.j