Ekipi grek i AEK ka reaguar ashpër pas shpalosjes së një baneri në stadium gjatë mbrëmjes së djeshme në ndeshjen kundër Ajaksit.
Në reagim thuhet se ekipi i AEK e dënon shfaqjen e këtij baneri qoftë edhe për pak sekonda, “me përmbajtje ekstreme nacionaliste” në stadiumin e tyre.
Më tej thuhet se shpalosja e banerit me fjalët “Kosova është Shqipëri”, është ngjarje trishtuese dhe indinjuese, si dhe se personat që e kanë kryer këtë veprim do të gjenden dhe do të përjashtohen përjetë nga hyrja në stadium.
Kujtojmë se baneri i tifozëve të AEK “Kosova është Shqipëri”, ishte një kundërpërgjigje ndaj një baneri të shpalosur nga tifozat e ekipit grek rival i tyre, Oimpiakos, ku thuhej “Kosova është Serbi”.
Për banerin e dytë, asnjë organizatë sportive greke dhe jo vetëm nuk ka bërë asnjë reagim, e jo më të nisë hetimet dh eta dënojë kaq radikalisht.
Reagimi i ekipit grek të AEK:
PAE AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje paraqitjen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë, e cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë dhe sigurisht as me atë për të cilën qëndron që nga themelimi i saj.
AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka bërë, kundër luftës.
Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, PAE AEK deklaron se nuk do të qëndrojë në heshtje.
Tashmë po nisim veprime për të gjetur përgjegjësit edhe për një imazh të çastit, e përsërisim, që shqetësoi me të drejtë masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu ka kundërshtuar fuqishëm.
Ne patjetër do t’i gjejmë përgjegjësit dhe do të ndalohen përgjithmonë të hyjnë në stadiumin tonë./m.j