Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Baerbock tha se Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën, ndërsa kërkoi që të çojë para hetimet për sulmin ndaj policisë së Kosovës.
“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës. Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Se dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ministrja e Jashtme gjermane.
Baerbock: Shqipëria ka mbërritur e sigurtë në familjen tonë europiane
Gjërmania do të derdhë 300 mijë euro. Duke hapur kështu një rrugë të pajtimit sic e kemi bërë në shekujt e fundit. Zemra e procesit të Berlinit është bashkëpunimi në kuadër të tregut rajonal. Bëhet fjalë për gjëra konkrete në jetën e tyre të përditshme. Të rinjtë pa qenë nevoja të investojnë mund të vizitojnë njëri tjetrin.
Marrëveshjet të shkojnë në dobi të qytetarëve të Ballanit Perëndimor, jemi duke zgjeruar partneritetin për klimën. Kjo si një pjesë e unionit energjitik. Duam të ecim krah për krah me ju në rrugën drejt BE. Lipsen reforma në rajon, që ne të përpiqemi brenda BE të mbajmë premtimet që kemi dhënë para shumë kohësh.
/f.s