Ultrasit e skuadrës nga Beogradi, që njihen edhe si grupim nacionalist, ngritën pankarta me emrat e terroristëve të vrarë, gjatë sulmit të armatosur të organizuar më 24 shtator. Aty ishin shkruar emrat e Igor Milenkovic dhe Bojan Mijailovic.
Ata shpalosën edhe një fotografi të madhe të terroristit të tretë, Stefan Nedeljkovic, i cili gjithashtu mbeti i vrarë pranë manastirit të Banjskës.
Edhe pse nuk lejon thirrjet apo ofendimet me bazë nacionaliste dhe raciste, edhe në këtë rast, UEFA nuk ndërmori asnjë masë për të kërkuar heqjen e banerave me natyrë politike dhe etnike. Konfederata europianee futbollit vijon të mbyllë një sy dhe t’i tolerojë këto shfaqje, që nxisin urrejtje dhe dhunë.