Lulzim Basha ka zgjedhur t’i përgjigjet jashtë sallës së Parlamentit akuzave të Gazment Bardhit. Ky i fundit deklaroi se kryetari i PD ka marrë para pak ditësh dy kate në një kullë të njohur.
Por Basha u shpreh se kjo është një shpifje e shkollës së Berishës. Ai nuk harroi të sjellë në vëmendje se Bardhi dikur e quante Sali Berishën si “babi i Zenit” dhe se e akuzonte për Gërdecin.
“Përgjigja ime ishte aty. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.” – tha Basha.
/a.r