Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dorëzuar kërkesën e tij pranë Kuvendit, ku kërkon që në seancën plenare të kësaj së enjteje të futet në rendin e ditës projektvendimi për rishikimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Në shkresë, Bardhi argumenton se në seancën e datës 21 shtator, u vendos që ky projektvendim të futet në seancës e radhës, por sipas tij, kjo gjë nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.
Bardhi thekson se rishikimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore është domosdoshmëri, pasi prej më shumë se 1 viti nuk është bërë asnjë punë. Ai shton se disa anëtarë nuk janë më deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandati.
/a.r