Një turist slloven ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ku shtetasi slloven Slatko Pasaliq, 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.
65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale./m.j