Finlanda dhe Holanda kanë treguar interesin e tyre për t’i dhënë njerëzve një ndihmë të rregullt mujore, pavarësisht statusit të punës. Qeveria e Ontarios ka njoftuar në shkurt se një pilot-program do të shqyrtohet në provincën kanadeze në fund të vitit. Ata kanë premtuar që t’iu japin njerëzve çeqe mujore për të mbuluar shpenzimet e jetesës si ushqimin, transportin, veshjet dhe shërbimet tjera.
Zyrtarët në Ontario nuk kanë vendosur ende se kur apo ku pikërisht do të hapet ky lloj program, apo sa do të përfitojë çdo person. Ndërsa në Finlandë, vendin e vogël shoqëror-demokratik njerëzit do të marrin shtesë 800 euro në muaj.