Gjykata në SHBA i dha të drejtën gazetares Erin Andrews pas një skandali të ndodhur, ku disa pamje të saj nudo dolën në internet. Gazetarja arriti të fitojë gjyqin kundër Michael Berret, i cili në mënyrë të paligjshme e kishte filmuar gazetaren në vitin 2008 në një hotel, pamjet e së cilës më pas i kishte hedhur online.
Gazetarja kishte paditur po ashtu edhe pronarin e hotelit ku ajo kishte qenë.
Gjykata vendosi që të dy si Barrett dhe pronari i hotelit duhet të paguajnë 55 milionë dollarë gazetares. Përves shpërblimit që duhet të paguajë, gjykata për Michael Barrett vendosi masën e dënimin me burg.