Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, theksoi se SPAK po merret me segmentin e fundit të familjes Berisha sa i përket çështjes Gërdeci. Sipas tij, përsa kohë të vijojë në këtë mënyrë dhe Sali Berisha s’do të dalë para sallës së gjyqit, nuk do të vihet drejtësi.
“Më pëlqen fraza që thatë se cili nga Berishët duhet të ishte në gjyq. Kjo është thelmbësore sepse po të bësh pyetjen ‘cili prej tyre’, i ngushton kohët, i tërheq në momentin e duhur dhe mund të kesh më shumë shpresë për drejtësi. Kjo që ka ndodhur është pozitive sepse për herë të parë pinjolli i Berishave shfaqet në dyert e gjykatave gjë që ishte krejt jashtë ëndrrës. Një tjetër është që të dy janë të vogla. Tjetër është që kjo gjykatë ka rrëzuar pretendimet për të ftuar ministra, diplomatë të huaj, gjë që bëhet jo thjesht për show por për të treguar se ne jemi dinastia. Kjo është gjë e keqe për një politikë të caktuar. Për mua ndoshta pak me radikalizëm është më shumë ushqim për publikun ajo që ndodhi sot.
Por ndodh një kontraditë ndërsa krimi është i egër dhe i madh, i njohur botërisht, organet e drejtësisë që nga prokuroria e tek gjykata tentojnë të gjejnë nëpër kashtë një gjilpërë. Kjo gjë, kjo vijë nuk shkon drejt drejtësisë me kaq. Mund të kemi nesër Shkëlzenin një hero sepse e thirri drejtësia dhe doli i pastër,. Mund të kemi nesër Mediun ambasador të SHBA në Shqipëri sepse e mendon veten si i dërguari i Amerikës, po lutemi sikur s’do ndodhë. Do të kemi një gjë tjetër, një konfirmim të të drejtës për të bërë krime dhe për t’i fshehur. Kemi një gjë që SPAK s’po merret. Berisha ka thënë “nuk kam thënë kurrë që familja ime nuk ka bërë krime, por gjejeni po deshët. Një hetues është afër zeros nëse nuk dallon atë që ma gjej ku e kam krimin dhe atij që thotë nuk kam bërë krime. Por ama për 30 vjet ka punuar me të gjithë dhelpërinë e tij për të fshehur krimin dhe tani SPAK merr segmentin e fundit të Berishajve për të gjetur krimin e dinastisë. Para se të jetë i pandehur Berisha, dëshmitar Luan Hoxha dhe dëshmia se si është vrarë Trebicka, kjo gjykatë nuk jep dot drejtësi.“, u shpreh Çupi.