Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste ke hedhur poshtë pretendimet e deputetit Ben Blushi dhe një grupi deputetësh të PS-së, mbështetës të tij, që kërkojnë kryerjen e zgjedhjeve për kryetar sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Me anë të një dokumenti prej 11 faqesh, Komisioni vlerëson se mënyra e zgjedhjes së Kryetarit është atribut i Kongresit që do të mbahet në 19 mars.
“Kongresi Zgjedhor i thirrur, mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qëndrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit “një anëtar një votë” apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese. Mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të PS është atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi”, nënvizohet në këtë raport.
Paralelisht Komisioni i Garancive Statutore ka legjitimuar edhe mandatin e kryetarit Rama dhe organeve të PS-së, megjithëse ka kaluar më shumë se 4 vjet nga zgjedhjet e fundit të kësaj partie. Në document nënvizohet se “
Organet politike, individuale apo kolegjiale, që kanë funksione përfaqësimi, janë legjitime deri në zëvendësimin/rizgjedhjen e tyre nga organi i përfaqësuar apo një organ tjetër më i lartë i përcaktuar në Statut”.
Komisioni ka “legjitimuar” fundin e demokracise se brendshme ne nje parti ku nuk ishin shfaqur ende prirje te tipit nazist.
Ta gezoni diktatorin prej letre me emrin Edvin! Nje gje eshte e sigurt: ai nuk do mund t’i rezistoje as edhe nje presioni minimal nga demokratet e Mamurrasit dhe Thumanes… Pritet vetem thirrja e Berishes.