Zbërthimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili tha se prokurorë të SPAK ishin në shënjestër të bandës së Laert Haxhisë për t’i eliminuar, ka ngritur shqetësimin për mbrojtjen e emrave të drejtësisë.
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se prokurorët e SPAK, por edhe gjyqtarët e GJKKO-së të merren në mbrojtje te veçantë. Sipas Ngjelës, njerëzit e drejtësisë, duhet të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim.
Avokati u shpreh se SPAK nuk ka personalitete të mëdha të jurisprudencës. Sipas Ngjelës, personaliteti i një gjyqtari të madh vjen kur godet kapot e krimit.
Personaliteti i një gjyqtari të madh vjen kur godet kapot e krimit. Nuk keni profesionistë, janë të trembur dhe të korruptuar. Duhet reformim ta dëgjojnë dhe ekspertë. Goditës i madh në SPAK”,- tha Ngjela./f.s