Policia e Lushnjes ka sekuestruar automjetin tip “Mercedes-Benz GLK” në përdorim të Klea Gjatës, vajzës e cila u arrestua në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”, si pjesëtare e grupit të Laert Haxhiut.
Makina, që është në pronësi të nënës së Klea Gjatës, u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, që udhëheq këtë hetim.
Klea Gjata konsiderohet si e dashura e Laert Haxhiut. Përveç makinës, asaj iu sekuestrua edhe celularit pasi hetuesit besojnë se mund të zbardhin bisedat mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut nga burgu i Janinës ku po mbahet i arrestuar ky i fundit.
12 persona u arrestuan javën e kaluar në kuadër të operacionit “Kurrë mos harro”. Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, zbuloi grupin e Laert Haxhiut dhe zbardhi 6 vrasje të kryera ndër vite nga ky grup rival i bandës së Aldo Bares.
/a.r