Ai shprehet se duhet parë mos janë video në “Only Fans” apo video private të përcjella tek miqtë e dashur, dhe pas kaq vitesh po shiten sikur kanë rrjedhur nga SPAK dhe pikërisht tek dosja “Metamorfoza”.
Postimi i plotë:
Prej 1 muaj përmes aplikacioneve “Whats app” po qarkullon në telefona një video, ku shfaqet një drejtuese emisioni, teksa përkëdhelet me format trupore të saj.
Në fakt s’dua të bëhem zëdhënësi i SPAK, por një s’qarim për të gjithë ata që kanë interes dhe kuriozitet për këtë çështje duhet të jepet, që mos krijohet konfuzion dhe bindje të gabuara.
Së pari: Në kodet e “Sky” që ka marë në dorëzim SPAK nga Franca dhe Belgjika, ka vetëm përmbajtjen e bisedave me kod dhe asnjë video.
Së dyti: Nga aplikacioni i “Sky” nuk ka asnjë video qoftë video kriminale, qoftë dhe video me vajza karamele, si ato që po qarkullojnë.
Shikoni çuna se mos janë video në “Only Fans” apo video private të përcjella tek miqtë e dashur, dhe pas kaq vitesh po shiten sikur kanë rrjedhur nga SPAK dhe pikërisht tek dosja “Metamorfoza”.
E mbi të gjitha dyshoj dhe besoj se këto video janë më shumë të hedhura në rrjet nga një luftë e ndezur mes kolegësh për hapësirat televizive, se sa një fakt që i shërben hetimit në dosjen “Metamorfoza”.
E kam thënë dhe vazhdoj ta them se lufta mes kolegëve mediatikë në Shqipëri, është më e poshtra që po zhvillohet sot për sot./m.j