Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherazi dhe komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.
Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës së Kosovës, në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës, si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë./m.j