Familja e 27-vjeçares Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhisë, e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit ‘Kurrës mos Harro’, thotë se është kërcënuar nga familjarët e viktimave, të vrarë nga banda e Laert Haxhisë.
Mamaja e 27-vjeçares në një intervistë për Report Tv tha se asaj i ka shkuar në banesë nëna e një të vrari nga banda e Laert Haxhisë dhe e ka kërcënuar
“Erdhi nëna e një të vrari e na kërcënoi! Vajza ime s’ka lidhje me vrasjet. Ndihem e kërcënuar”- tha ajo për Report Tv.
Kisha një dyqan rrobash në Lushnjë. Dhe mendoi do të iki në Gjermani tek motra, se i thoshte nuk nxjerr gjë me atë dyqan. Po shikonte për vende pune dhe mendoi se do të shkonte në Gjermani.
Unë që kur ishte 8 marsi i këtij viti që i erdhi buqetë ishte pa emër. Vajza nuk e pranoi buqetën. Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën. I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më tha ti bëj bllok. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ajo. Për të bashkëjetuar jo e jo. Vajza vetëm një natë ka ikur nga shtëpia, 3 ditë kur ishte në Tiranë për tu kuruar. Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është është.
Kërcënimi nga familjarët e një të vrari?
Unë po pija kafen në një lokal lagje. Po ça faji kam unë. E ka emrin shpresa, mbiemrin nuk e di. Ka ardhur edhe këtu tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet. Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje. Vajza ime ka qenë vajzë e re ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar.
Çfarë ka studiuar vajza?
Klea ka mbaruar administrim biznesi. Unë atë dritë syri kam. Vajza fle me mua. Jam tepër e shqetësuar, na ndihmo të lutem. Unë atë vajzë kam nuk ka bërë asgjë. Më ndihmo të lutëm. As nuk e ka takuar, vetëm të atin i njoh çunit! Ne kemi parë hallin tonë. Kam turp kam sedër pse ta pësoj ajo që është e drejtë. Unë e kam frikë atë më thoshte./f.s