Ish-kryeministri Aleksandër Meksi sot feston ditëlindjen. Ai mbush 77 vite jetë dhe në këtë ditë të rëndësishme e ka uruar edhe ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti.
Foresti ka zgjedhur një pamje mbresëlënëse të natyrës shqiptare si një kartolinë urimi për ish kryeministrin.
“Me një kujtim të fortë… të uroj Gëzuar Ditëlindjen”, i shkruan italiani Foresti Meksit.
Meksi u lind më 8 mars 1939 dhe shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1992 – 1997. Në dhjetor 1990 mori pjesë në themelimin e Partisë Demokratike. Gjatë periudhës se qeverisjes së Meksit ekonomia u transformua në një ekonomi kapitaliste. Meksi dallohet gjithashtu edhe për studimet e tij në lëmin e arkeologjisë.