“Censi, a duhet ta deklarojmë fenë dhe kombësinë?”, është kjo tema e sotme e emisionit “Opinion” në Tv Klan që ka ngjallur mjaft debate në studio.
Debati ka arritur deri në atë pikë ku sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, i është drejtuar avokatit dhe pedagogut, Alket Hyseni, me fjalët: Jepni 50 mijë Lekë të vjetra për vota.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hysenit, i cili i ka thënë Sulit se “keni liderin brenda në burg për shit-blerje votash”, referuar kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerit.
Ornela Çuçi: Si e çon standardin deri këtu more Alket kur pensioni i babait tim është 152 mijë Lekë të vjetra dhe ti i thua babai tim “mos shko të marrësh pensionin e grekut”?
Alket Hyseni: Babi jot dhe babi im janë shqiptarë dhe kanë parë më keq dhe nuk e tradhtojnë Shqiptarinë për një pension. Për ata njerëz që kanë dinjitet….
Ornela Cuçi: Po, po kanë dinjitet pensionistët shqiptarë, por e kanë pensionin 152 mijë Lekë të vjetra.
Shpëtim Idrizi: Presioni i këtyre që kanë vite që bëjnë presion…
Marin Suli: Ore, ma ka dhënë Enver Hoxha. Më ka thënë “e ke gjyshin grek ore”. Po çfarë të bëj unë, ta heq gjyshi Dhimitrin? Ta hedh gjyshin në kosh? Ore si ta quajnë gjyshin ty, si?
Alket Hyseni: Fatmirësisht, ose fatkeqësisht, emri i gjyshit tim është puro mysliman dhe nuk është puro shqiptar.
Marin Suli: Po, mua të më vijë turp nga gjysh Spiro tani, çfarë të bëj?
Alket Hyseni: As nga pensioni mos u turpëro, nga asgjë.
Marin Suli: Pension nuk marrë unë, por ju e keni në ADN që të jepni 50 mijë Lekë që të blini votën dhe i ngatërroni njerëzit.
Blendi Fevziu: Të PS-së?
Marin Suli: Mos, more, këtyre me 20 i kapën në Korçë.
Alket Hyseni: Po ti e ke liderin brenda.
Marin Suli: Po çfarë lider zeza, liderit nuk po i nxjerrin dot një video. E mbajën 4 muaj në mburg dhe nuk i nxjerrin asnjë dokument.
/a.r