Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar sulmin në veri të Kosovës identik me atë që u krye në Peshkëpi. Për këtë sulm u akuzua Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.
Në rrjetet sociale Spahiu ka bërë ironi, duke deklaruar se ndryshe nga Shqipëria që Belerin e mori dhe e bëri kryetar bashkie, Kosova ju futi plumbin agresorëve.
“Vrasjet dhe terrori në veri të Kosovës, është 100% i ngjashëm me sulmin e bandës Mavi të Fredi Belerit në pikën kufitare në Jug të Shqipërisë 1994 ku u vranë 3 ushtarë shqiptarë, me kauzën e çlirimit Epirit Verior.
I vetmi ndryshim është që Kosova iu futi plumbin, ndërsa Shqipëria i fut kryetar bashkie. Madje opozita i quan heronj dhe të burgosur politik”, shkruan ai.
/a.r