Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në vend. Në Malësi të Madhe, rreth orës 22:00, janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 3 personave.
I plagosuri u dërgua në spital me një plumb në shpallut.
Policia ka shoqëruar një person, ndërsa një tjetër e ka shpallur në kërkim.
Informacioni i Policisë:
Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.