Partia Socialiste arriti të fitojë sërish zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit me një rezultat të thellë përkundrejt rivalëve.
Nën kryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, u shpreh se rezultati nuk ishte i pritshëm për PD-në.
Në një lidhje me Skype për “News Line”, ai tha se u krye një proces i njëanshëm dhe shumë i kufizuar.
“Të jem i sinqertë, jo. Nuk dua të jem jo i vërtetë, nuk e shikoja gjendjen si jo më optimalen për të maksimalizuar dhe për të organizuar një proces ku në Kukës të realizohej rrotacioni politik për shumë faktorë.
Qartësisht, refuzimi nga ana e një pale, grupit të Rithemelimit, për të pranuar realitetet në terren, për të pranuar se demokratët nga ky dyvjeçar, ndarja nuk ka qene vetem në Tiranë, por ka qene edhe përçuar thellë dhe në segmentet e strukturave dhe në opinionin patjetër.
Nuk ka qene optimiste, sjellja refuzuese, karshi atij kontributi të sinqertë që nga kryetari i PD, dega Kukës, zoti Rexhmati dhe strukturave të tij, iu ofrua palës tjetër për një proces përpjekje për të gjetur një emër, një kandidat që mund të rriste dhe maksimalizonte mundësinë e fitores.
Të gjitha këto u refuzuan, u krye një proces i njëanshëm, shumë i kufizuar. Termi është i madh primare, por nuk duhet ta fyejmë termin se në 5 ditë nuk ka primare, ka vetëm një proces të paracaktuar”, deklaroi Çollaku.