Gjykata e Apelit të Posaçëm ka refuzuar kërkesën e ish-shefit të krimeve në komisariatin e Lezhës, Leonard Palushi, i cili pretendoi masë më të lehtë sigurie. Leonard Palushi rezulton i dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 4 muaj burg, duke përfituar kështu gjykim të shkurtuar.
Ish-shefi i krimeve në Komisiariatin e Lezhës, doli ‘zbuluar’ nga dëshmitë e Nuredin Dumanit, i cili rrëfeu se Palushi prishi provat e vrasjes së Emiliano Ramazanit, në favor të një grupi kriminal.
Palushi futi armën në një servis, duke lënë në burg babë e birë, që nuk ishin të lidhur me ngjarjen. Në të njëjtën kohë, Dumani rrëfeu se synimi ishte edhe krijimi i të tjera konflikteve mes bandave kriminale në zonë.
Por Palushi nuk është emër i panjohur më parë për mediat, pasi ai u largua nga detyra në vitin 2017 për përfshirje në çështje droge.
/a.r