Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçari, aktualisht avokat, pasi në kohën kur ishte punonjës i prokurorisë së Kukësit, ndikoi në uljen e dënimit të një të dënuari.
Arjan Cengu në vitin 2021 punonte si shofer në Prokurorinë e Kukësit dhe ka ndërhyrë për të liruar nëj të burgosur. Tani ai ushtronte profesionin e avokatit.
Sippas policisë, ndalimi i këtij shtetasi, rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Shërbimet e Policisë, në zbatim të urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaluan në Kukës dhe vunë në pranga shtetasin Arjan Cengu, 38 vjeç, banues në Kukës.
Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se më datë 05.03.2021, kohë kur Cengu ka qenë punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme./m.j
Pak absurde kjo çështje.
Si do që të jetë puna, në fund të fundit, ai shofer ka qenë.
Ata që kanë të drejtë firme, janë të tjerë. Shoferët nuk kanë të drejtë firme. Ata mund të jenë opinionistë, koruptistë – moralë e materialë, por asnjëherë nuk mund të formosin.
Prandaj, kjo është njëçikë si aproksimative.
Kësajë shqip, i thonë : Nuk ke çi bën gomarit, dhe i gjuan samarit