Shqipëria filloi më 1 shtator 2023 Presidencën e saj të dytë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe kjo ngjarje e madhe i ka ngritur pikët e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në një intervistë për “Real Story” tha se vendi ynë ishte përgatitur për të marrë një rol të tillë. Ai shtoi se kjo ngjarje, pati dy aspekte kryesore, të cilat i kanë dhënë shumë Shqipërisë.
Por, çfarë përfiton vendi ynë nga një mundësi kaq e madhe dhe nga një moment kaq historik në historinë e OKB dhe të Shqipërisë gjithashtu, për këtë diplomati Hoxha bëri këtë analizë:
“Atëherë, këtu ka dy aspekte. I pari, duke patur parasysh që ky është mandati i parë historik i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si vend i zgjedhur, gjatë pranisë së saj, të paktën në ato 90 muaj sepse kemi akoma disa muaj deri në fund të dhjetorit, Shqipëria ka treguar se ishte e përgatitur për të marrë një rol të tillë. Ka treguar që ka një zë të fortë të besueshëm, është munduar dhe mendoj se e ka realizuar të bëjë një paraqitje profesionale në më të mirën e mundshme duke treguar kapacitetet e vendit në diplomaci dhe në politikën e jashtme.
Ky është njëri aspekt, aspekti tjetër është ai që ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve gjatë këtyre muajve, jo vetëm me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, por edhe me një spektër mjaft të gjerë të vendeve anëtare, jashtë Këshillit të Sigurimit. Qoftë kjo sepse ato kanë qenë në një mënyrë ose një tjetër të lidhura me dinamikat me tematikat me çështjet që janë diskutuar në këshillin e sigurimit, por edhe me faktin që pak a shumë të gjithë e kanë kuptuar dhe kjo është ajo që ne kemi marrë si analizë e përgjithshme që qëndrimi i Shqipërisë ka qenë aktiv, përmbajtjesor dhe ka qenë, i mbështetur në principet që siç I kishim lajmëruar përpara fillimit të mandatit.
Mund të them që në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi që kemi patur me disa nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe në mënyrë të veçantë me SHBA me të cilët ishim bashkëpenëmbajtës, dhe jemi ende bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës, por edhe në marrëdhëniet me Francën me Britaninë me vendet europiane, ne kemi arritur të bindim të gjitha për kapacitetet që kemi dhe për qëndrimet që kemi mbajtur si një vend që mund t’i besohen përgjegjësi shumë më të mëdha seç mendohet duke patur parasysh vendin popullsinë, përmasat apo aspekte të tjera që janë pjesë e vlerësimit të vendeve. Kështu që unë mendoj se Shqipëria ia ka dalë të ndërtojë marrëdhëniet më të mira të mundshme me një spektër jashtëzakonisht të gjerë vendesh ku ndërthuren interesat tona parësore dhe themelore.” Tha ia ndërsa theksoi se kthimi në të njëjtin pozicion është gjithmonë një moment I veçantë”, tha ai.
Gjatë intervistës përballë gazetarit Sokol Balla, diplomati Hoxha rrëfeu emocionet dhe ndjesinë e të qenit ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Kthimi në të njëjtin pozicion është gjithmonë një moment i veçantë, sepse lidhet me kujtimet përjetimet e një kohe të ndryshme, por kthimi për herë të dytë dhe me një rol të veçantë, duke kryesuar një mision më të madh, më të gjerë, dhe në një detyrë specifike, është krejt I veçantë. Sepse këtu ka dy ambiente, është një – përfaqësimi në OKB, në gjithë sistemin e OKB, por qenia në Këshillin e Sigurimit është absolutisht e pakrahasueshme me çfarë do lloj gjëje tjetër. Dhe për mua, për karrierën time kjo është e pakrahasueshme me gjithçka tjetër ku unë kam patur nderin të shërbej gjatë karrierës time.
Është e lidhur me orë të zgjatura pune, me fillimin e punë në çdo mëngjes të hershëm, me detyrimin për të qenë gjithmonë performant sepse 90 % e këshillit të Sigurimit bëhen të hapura. Pra shkalla e ekspozimit ka qenë jashtëzakonisht e madhe çka do të thotë se shkalla e përgjegjësisë ka qenë e veçantë. Në jetën time nuk kam patur kurrë moment më krenar, nuk kam patur kurrë moment më të bukur dhe profesionalisht më përmbushës se sa të shërbejë si pjesë e ekipit dhe natyrisht si drejtues I ekipit më të mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria, në çfarëdolloj përfaqësimi në nivelin tonë. Është diçka që do të më shoqërojë deri në fund të karrierës time, natyrisht edhe pas saj. Diçka që më ka bërë krenar, sepse është zeniti I karrierës time dhe aktivitetit tim profesional.” U shpreh Hoxha.
Ndër të tjera, ambasadori Hoxha tha se hapi i ardhshëm do të jetë nëse Shqipëria do të zgjidhet në këshillin e të drejtave të njeriut, në Gjenevë.
“Në dinamikat gjeopolitike në rajon Evropë dhe më gjerë dhe në rolin që ka patur dhe ka Shqipëria sidomos në vitet e fundit, ne duhet të mbajmë së pari të njëjtën frymë dhe të mundohemi të jemi sa më shumë ambiciozë duke iu përgjigjur edhe sfidave të tjera. Unë mendoj që hapi I ardhshëm do të jetë nëse ne zgjidhemi në këshillin e të drejtave të njeriut, në Gjenevë. Zgjedhjet zhvillohen me 10 tetor.
Jemi duke punuar përveç punës në KS, kryesimit gjatë muaji kemi qenë të angazhuar gjatë gjithë vitit, duke punuar vetë së pari por edhe me një numër partnerësh në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të zgjidhet me 10 tetor në votimet që zhvillohen në asamblenë e përgjithshme si anëtare e këshillit të të drejtave të njeriut, për tre vitet e ardhshme”- u shpreh ai./m.j