Një kamion ka marrë flakë në ecje, në autostradën Vlorë-Fier. Policia njofton se shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk është lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j