Analisti, Lavdrim Lita komentoi zgjedhjet në Kukës, të cilat dhanë një rezultat me fitore të thellë të Partisë Socialiste me mbi 5 mijë vota.Lita u shpreh se kjo fitore e dytë e Partisë Socialiste duhet parë më shumë si dërrmimi i Berishës dhe Metës.
“Kjo piruete për të bërë deputetët për të qenë në prehrin e Sali Berishës nuk është përtypur mirë nga demokratët apo qytetarët në Kukës dhe me thënë të drejtën më shumë se opozita e vërtetë qytetarët kanë preferuar pushtetin e vërtetë.

Lita theksoi se më i humburi në fakt është Ilir Meta, i cili vetëm po fundoset nga Berisha. Sipas tij, Meta po investon shumë dhe ka marrë vetëm humbje në këmbim.
“Në 2015 PD e ka fituar Kukësin me 3 mijë vota më parë, në 2019 nuk mori pjesë në zgjedhje dhe është humbur më 14 maj dhe u rihumb sërish për herë të dytë. Projekti ‘BF’ nuk funksionon. Berisha po fundos edhe Ilir Metën, i është varur si gurë më qafë dhe po e fundos. Meta po investon shumë dhe po merr vetëm humbje. Ka vënë bast në kalin e lodhur.”- theksoi Lita.
I pyetur për retorikën e njëjtë të Berishës për vjedhjen e votave, Lita zgjodhi ta ironizojë.
“Ai libri i zgjedhjeve të bëhet film dhe në zgjedhjet e ardhshme të bëhet serial. Ai është humbësi i çdo palë zgjedhjeve dhe nuk mban përgjegjësi dhe drejton gishtin nga të tjerët.”- vijoi ai./f.s