Shtatë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa një tjetër është kapur nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Deri më tani dihet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
/f.s