Pas zhvillimeve në veri të Kosovës ka reaguar KFOR-i, i cili ka thënë se janë duke monitoruar nga afër situatën në Banjskë të Zveçanit.
Në një reagim për News24 dhe BalkanWeb, KFOR është i gatshëm për t’iu përgjigjur nëse kërkohet ndihma.
“KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet. Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren. Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit.”, thuhet në reagimin për gazetaren Aurora Golemi.
/f.s