Duhet të rekrutojmë shpejt një numër të caktuar infermierësh nga ndonjë vend i huaj dhe tashmë kemi identifikuar Indinë”, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, shkruan il messaggero.it
”Kemi nisur procesin e rekrutimit dhe synohet të sjellë në Itali disa mijëra infermierë nga gjigandi aziatik. Ky është një operacion jetik për sistemin shëndetësor kombëtar, në të kundërt rrezikon kolapsin dhe ndalimin e aktiviteteve”, shtoi ai.
Në Kalabri rajoni ka përdorur 170 mjekë nga Kuba, ndërsa vendi në tërësi po përpiqet të mbushë boshllëqet në stafin infermieror duke imituar vende të tjera si Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Kanadaja dhe Japonia.
Në Itali numërohen gjithsej 465 mijë infermierë, por regjistrimet nëpër universitete kanë pasur një rënie prej 10 për qind të aplikimeve.
Deri më sot, mungesa e infermierëve është rreth 65 mijë njësi.
/a.r