Sekuestrohen 251 295 euro të padeklaruara dhe medikamente mjekësore në Portin e Durrësit, arrestohet 58-vjeçari që vinte nga Italia dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri.
Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e grupeve kriminale që tentojnë pastrimin e parave, si dhe për sekuestrimin e aseteve dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e tentativave për pastrim të parave nga grupet kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të futur para dhe medikamente në vendin tonë, pa i deklaruar.
/f.s