Klered Bozhanaj, autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Lleshi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, vendim i marrë paraditen e kësaj të shtune.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ai deklaroi se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore.
Edhe avokati i tij i mbrojtjes, Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim të detyruar spitalor, por gjykata caktoi “arrest në burg.”
Nga pamjet shihet se si efektivi Alleshi plagoset në këmbë, jashtë ambienteve të një lokali dhe më pas hyn brenda duke çaluar.
Autori 42-vjeçar Klered Buzhani u arrestua një ditë pas ngjarjes.
Teksa ishte duke patrulluar me motor, së bashku me 3 kolegë të tjerë, efektivi Edlir Alleshi dhe kolegu i tij, Ted Koldashi konstatojnë 42-vjeçarin, i cili ishte veshur sportiv. Pasi pa prezencën e policisë shtetasi është larguar me nxitim.
Efektivët i bënë thirrje që ai të ndalonte, por Buzhani është shprehur duke thënë “ikni ore, na lini rehat” dhe është larguar./f.s