Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit. Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se ka lejuar daljen jashtë shtetit të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.
“Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit. Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale”, thuhe tnë njoftimin e Policisë.