Më shumë se 150 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet ajrore amerikane ndaj terroristeve të Al-Shabab në Somali, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.
Sipas Pentagonit, të gjithë të vrarët ishin anëtarë të grupit terrorist.
Zëdhënësi Jeff Davis, ka deklaruar se është sulmuar një kamp i trajnimit në të cilin janë përgatitur “sulme të mëdha”.
“E dimë se planifikonin të largoheshin nga kampi, dhe përbënin kërcënim serioz për SHBA-të dhe forcat e Bashkimit Afrikan”, ka deklaruar Davis, duke shtuar se sipas vlerësimeve fillestare janë vrarë më shumë se 150 terroristë.
Sulmi është kryer gjatë të shtunës, 195 kilometra në veri të Mogadishut, kryeqytetit të Somalisë.