Tre persona kanë mbajtur peng 23 emigrantë të paligjshëm në fshatin Bregas, Maliq. Policia njofton se dy pengmarrësit, tanimë të arrestuar, fillimisht iu kanë premtuar emigrantëve që do i transportonin në këmbim të parave, por më pas i kanë mbajtur peng në një banesë të braktisur, duke iu marrë celularët. Ata iu kanë kërkuar 23 emigrantëve shumën prej 10 mijë euro, në mënyrë që t’i linin të lirë.
Policia është sinjalizuar mbi ngjarjen dhe ka mundur të lokalizojë banesën e braktisur, ku mbaheshin peng emigrantët.
Në pranga u vunë Esli Levendi, Kristiano Ajasllari dhe Adri Levendi, ndërsa ky i fundit sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi. Megjithatë policia ka mundur të reagojë në kohë, duke e vënë në pranga.
Gjithashtu u sekuestruan 3 automjete, 3 aparate celulare, 1 shkop metalik dhe sasi në lekë dhe euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./f.s