Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot pas deklaratës së një dite më parë të ambasadës amerikane që në një prononcim për News 24 dhe Balkanweb u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim për personat non-grata në Shqipëri.
Berisha tha se frymëzohet nga Martin Luter King që sipas Berishës luftonte për të vërtetën.
Si i komentoni deklaratat e ambasadës amerikane që tha dje se “nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri”. Deputetët duhet të shqyrtojnë angazhimet me këto figura…
Gjysma e mesazhit thotë që SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është pikërisht kjo që unë përshëndes. Nëse ka një njeri që ka bërë në 32 vite çdo përpjekje që shqiptarët të zgjedhin me votën e tyre njerëzit, është Sali Berisha. Do tu rrëfej një gjë shumë private. çdo njeri ka idhujt e vet. Idhulli i jetës time ka qenë Martin Luter King. kur unë kam gjetur tezat dhe shkrimet në diktaturë, ai më ka impresionuar dhe më ka ndikuar. Ai frymëzonte çdo njeri që lufton për të vërtetën. Kjo është përgjigjja për mesazhin. Për të tjerat mund tu them se dita e djeshme u karakterizua nga shfaqje të shëmtuara në Parlament, nga përpjekje të Edi Ramës për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar, për të shkelmuar ligjin themelor të Parlamentit, për të caktuar bashkëkryetarin e opozitës në Komisionin Zgjedhor. Dhe kë do merrte ai aty? Burrin që voton për rrogën e gruas. Rritja e rrogës së gruas sa 117 pensionistë. Pa votat e AliBashës ligji nuk kalon. Problemi është se po bëhet pazar votash për të vendosur një standard që nuk ekziston kund në botë.
A duket sikur SHBA po zgjedh të keqen më të vogël mes jush dhe Ramës?
Të shkosh dhe të ulesh në karrigen e Këshillit të Sigurimit nën hetim penal është gjë shumë e rëndë dhe kjo nuk varet nga Qeveria. Edi Rama është cituar 14 herë. A do përfundojë i burgosur në ishullin Rikers apo ajo, këtë nuk e di.
/a.r