Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.
Basha përmendi listat e hapura dhe vettingun në politikë si dy elementët kryesore të reformës zgjedhore.
Ai po ashtu tha se “ne shtrijmë dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme”.
“Është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetutë të re, horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet që nga 1998, 2008 famëkeqe që sot penalizon qytetarët dhe kontrollin e pushtëve por edhe horizontin e shpresës dhe të rinisë shqiptarë
Kjo natyrisht është një punë e jashtëzakonshme që kërkon vullnet politik. Sot do qëndrojmë në një nga stacionet për çlirimin e politikës dhe ekonominë shqiptarë, që janë propozimet për reformën zgjedhore.
Ne shtrijmë sot dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme”, tha ndër të tjera Basha.
“Vetingu i politikanëve garanton që listat e hapura të mos kthehen në ankand për pastrimin e parave kriminale. Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës
Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, në daçi si vendet e BE. Të hapur edhe për ndarje me 3 ose 4 zona elektorale. Rëndësi të ketë barazi të votës”, u shpreh Basha./m.j