Një 23-vjeçar shqiptar ka dalë ditën e sotme para gjykatës në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet se është grabitësi që bastisi shtëpinë e futbollistit Raheem Steerling, teksa ky i fundit ishte i angazhuar në Kupën e Botës.
Sipas mediave të huaja, Emiliano Krosi dyshohet se ka marrë pjesë në 33 vjedhje, duke përfshirë grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Chelseat, nga ku arriti të merrte 7 milionë funte dhe bizhuteri me vlerë 300 mijë paund, në Oxshott, Surrey, dhjetorin e vitit të kaluar.
Lojtari ishte në pritje të ndeshjes me kombëtaren angleze, kur u njoftua për grabitjen, e cilqa ksithe ndodhur teksa gruaja dhe fëmijët e tij ndodheshin aty. Në atë kohë, ai braktisi Katarin dhe u nis drejt Anglisë./m.j