Shqipëria për herë të parë drejtoi një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB, që pati në fokus agresionin rus në Ukrainës.
Në nisje të seancës ambasadori rus replikoi me drejtuesin e mbledhjes, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke kërkuar të mos i jepej fjala presidentit ukrainas.
Ishte radha ku fuqitë shtetërore të botës mbajtën krahun e duhur, pro Ukrainës dhe kundër agresionit të Rusisë. Këtë gjë vërtetoi qëndrimi i Edi Ramës, por ndërkohë vërtetoi se sot punët e mëdha varen shumë nga individi”, tha ai në studion e Tirana Live në Abc News.
“Përfaqësuesi i Rusisë manifestoi krizën e vjetër. Rusia është mësuar me një edukim shtetëror sovjet dhe përballë elegancës së fjalës, Rusia përgjithësisht ka shfaqur forcën. Gjatë gjithë punimeve u manifestua politika e forcës dhe politika e së drejtës, dhe përgjithësisht fitoi politika e të drejtës.
Rusia tentoi ta konsiderojë Shqipërinë të vogël. Rusia deshi të thoshte se kush jeni ju, dhe tani Rusia ndodhte e vendosur me shpatulla pas murit jo thjesht nga Ukraina, por e nga gjithë bota, e cila po kërkon që Rusia të çlirojë Evropën dhe botën nga konflikti”, tha ai.
Ai u shpreh se me paraqitjen e djeshme në OKB, Shqipëria dëshmoi dhe fitoi një diplomaci të lartë duke u rreshtuar hapur krah vlerave kryesore botërore.