• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zhvillohet në Romë simpoziumi me temë :”Modernizimi dhe shumëllojshmëria e qytetërimit të të drejtave të njeriut”

by A R
21/09/2023 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kryeqytetin italian Romë u zhvillua Simpoziumi i të Drejtave të Njeriut Kinë-Evropë 2023. Simpoziumi u fokusua në temën “Modernizimi dhe shumëllojshmëria e qytetërimit të të drejtave të njeriut” dhe në të morën pjesë mbi 130 ekspertë, studiues, zyrtarë qeveritarë, parlamentarë, përfaqësues të partive e organizatave shoqërore nga Kina, Italia, Greqia, Britania, ShBA-ja, Gjermania, Holanda, Spanja, Zvicra, Austria, Bullgaria, Çekia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Serbia etj.

Në fjalimin e mbajtur në simpozium, kryetari i Shoqatës Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut Padma Choling u shpreh se bota është e larmishme dhe shumëllojshmëria është magjia e qytetërimit njerëzor. Çdo qytetërim mishëron mençurinë dhe kërkesat shpirtërore të një vendi a një kombi dhe ka vlera të veçanta. Gjatë procesit të modernizimit, Kina ka zgjedhur një rrugë të zhvillimit të të drejtave të njeriut në përputhje me kushtet e veta kombëtare, duke pasur arritje frutdhënëse. “Vendet e ndryshme duhet të nxitin qeverisjen globale të të drejtave të njeriut nëpërmjet bashkëpunimit, të promovojnë zhvillimin e lirë të të gjithë njerëzve gjatë modernizimit, të forcojnë shumëllojshmërinë e qytetërimit të të drejtave të njeriut nëpërmjet shkëmbimeve dhe të kërkojnë së bashku mënyrën e zgjidhjes së problemeve në fushën e të drejtave ndërkombëtare të njeriut ,” tha Padma Choling.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “La Sapienza” të Romës Oliviero Diliberto u shpreh në simpozium se kthimi në një vend të qeverisur sipas ligjit është bërë kursi themelor i Kinës. “Kodi Civil i Republikës Popullore të Kinës” ka nene të posaçme për të drejtën e personalitetit, çka është një risi e madhe, vuri në dukje ai.
Nga ana e tij, anëtari i Dhomës së Lordëve të Parlamentit Britanik Neil Davidson u shpreh se, pas zhvillimit afatgjatë, vendet e ndryshme kanë formuar konceptet e veta të historisë, të sistemeve, të filozofisë, të traditave e të mënyrës së jetesës. Ky zhvillim nuk është i izoluar, por ka lindur nëpërmjet shkëmbimeve e mësimit të ndërsjellë me pjesët e tjera të botës. “Ne duhet të diskutojmë lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut në bazë të pranimit të vlerave të njëri-tjetrit dhe të respektit ndaj njëri-tjetrit,” theksoi Davidson.

Gjatë simpoziumit, pjesëmarrësit zhvilluan tre sesione paralele rreth temave “Shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve dhe zhvillimi i konceptit modern të të drejtave të njeriut”, “Modernizimi dhe zhvillimi i lirë i njerëzve” dhe “Zhvillimi i vazhdueshëm gjatë modernizimit dhe përparimi i qytetërimit të të drejtave të njeriut në kohën digjitale”. Ata ishin gjerësisht të mendimit se duhet të hiqet dorë nga teoria e “Perëndimit në qendër” dhe “superioriteti kulturor” dhe të nxiten shkëmbimet e qytetërimit të të drejtave të njeriut në bazë të barazisë e respektimit të njëri-tjetrit.

Simpoziumi i të Drejtave të Njeriut Kinë-Evropë u krijua në vitin 2015 dhe është një platformë akademike sistematike për shkëmbimet e bashkëpunimin dypalësh në fushën e të drejtave të njeriut. Simpoziumi i këtij viti u organizua nga Shoqata Kineze për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe Universiteti “La Sapienza” i Romës , shkruan CMG.

Next Post
Berisha dhe “Foltorja”, një udhëtim për në Polin e Veriut…

Kulla nuk është çështja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

FOTOLAJM / Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

December 22, 2025
“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

“Do ta djegim Shqipërinë”, militanti i PD: Ishim më mirë në kohën e Enver Hoxhës. Punonim të gjithë…

December 22, 2025
I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

I dërguari i ri i Trump: Do shërbej për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së

December 22, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Kjo PD nuk organizon dot revoltë popullore. Opozita e vërtetë janë SPAK dhe GJKKO”

December 22, 2025
FOTOLAJM / Pak minuta para protestës, Berisha mbërrin në selinë blu

FOTOLAJM / Pak minuta para protestës, Berisha mbërrin në selinë blu

December 22, 2025
Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”

December 22, 2025
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

“Nuk do ketë akte dhune në protestë”, Noka: Ministrat, si zara në zyrën e Agasit…

December 22, 2025
Reshjet e shiut dhe era e fortë, ARRSH ndërhyn për të liruar akset rrugore (Foto)

Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë drejtuesin

December 22, 2025
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Shoqata e Gjyqtarëve rezolutë KLGJ-së: 1100 dosje për gjyqtar, mungesë sigurie dhe mbingarkesë e paprecedentë

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Meta nga burgu: Të gjithë në këmbë për t’ua rikthyer Shqipërinë, shqiptarëve

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In